(FOTO: Gjenerali Dunford (Majtas) takoi Presidentin Moon (Djathtas) gjatë udhëtimit në rajon)/

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve që të shmangin luftën, mes përkeqësimit të tensioneve që janë ritur për shkak të kërcënimeve bërthamore të Veriut. Zoti Moon iu tha zyrtarëve të lartë ushtarak të Shteteve të Bashkuara se duhet një zgjidhje diplomatike për krizën.

Gjenerali Joseph Dunford tha se prioriteti i Shteteve të Bashkuara është diplomacia por shtoi se opsioni ushtarak që po përgatitet mund të bëjë që të dështojnë sanksionet kundër Veriut.

Veriu tha të hënën se çdo luftë “do të kthehet në luftë bërthamore”.

Po të hënën, ministri i Tregtisë së Kinës lëshoi një urdhër me të cilin ndalon importet nga Koreja e Veriut- në një linjë me sanksionet e Kombeve të Bashkuara që u njoftuan në fillim të muajit.

Sanksionet ishin paraqitur në përgjigje të valës së provave të raketave dhe retorikës në rritje të luftës nga Koreja e Veriut.

Veritas.com.al/