Nga: Veritas.com.al/

Sot është plagosur një djalë 31 vjeç në bllok, në mes të Tiranës. Emri i tij del se është Artur Aligjoni. Për fat ka shpëtuar pa humbur jetën… Kur e identifikuan më mirë, ishte “ish- burri” i dikujt.

Nga njëherë njeriu mendon “çfarë jete kanë këta tipa që nuk kanë emërin e tyre!?”. Këtë djalin fatkeq nuk mund ta njihte njeri për emër, njëmijë vjet sikur të jetonte. Sapo u plagos, mediat dërguan identitetin e tij të vërtetë: “Ish- burri i Hygerta Sakos”. Hygerta Sako një bukuroshe nja dy vjet, e pastaj një drejtuese emisioni në TV, që “nuk e shikoje dot me sy”, siç thonë. E çfarë t’i shikosh Hygertës së shkretë; pa kulturë, pa fjalor, pa eksperiencë televizive, pa shkathtësi, pa imazh… Megjithatë del që ky djali që u plagos, të vetmin identitet për ta njohur njerëzit është “ish- burri i Hygertës”.

Edhe në këtë rast nuk është “është burri”, por “ish-burri”. Këta tipa janë aq të aftë sa të ndërojnë edhe piramida biznesesh, kanë kafe restauronte mu te shtyp[ia e diktatorit, por nuk kanë… emër. Emrine kanë të lidhur me ish gruan.

Po të thërrasim kujtesën, kështu ka ndodhur me shumë protagonistë që kanë bërë lajmin, kanë bërë edhe shiun edhe diellin, këto vite.

Kronika e gazetarit më duron në vite të shkuar, kur u vra një djalë me emrin “Miri i Gjikes”. Gjikja ishte e ëma, ndërsa Miri nuk kishte emër të tij. “Çunat e Balit” janë katër burra, militantë socialist, tanimë edhe gjyshër me banim te Diga e Tiranës, por askush nuk ua di mbiemrin. Identitet kanë Balen- mama.

Gëzimi i Kashtës- një tjetër person publik, herë si pronar restoranti “kashta”, herë si i kërkuar nga Policia. “Gimi i Dires”- shoku më i ngushtë i presidentit Topi, por me mbiemër gruaje- mamanë. “Tani i Firences”- deputet aktual i PS, që nuk ia njeh njeri mbiemrin. Mbiemrin e ka nga dyqani “Firence” ku vishen liderët socialistë.

… Vjen edhe ky që plagoset në Bllok, por pa mbiemër. Prapë edhe ky me mbiemër një grua, Hygerta. Por edhe për këtë “ish”. Vetë Hygerta është martuar, ndoshta. Burri i ri i saj prapë nuk ka mbiemër. Ndoshta pritet sa të plagoset edhe ky që të thuhet: “burri aktual i Gygertës”/

Veritas.com.al/