Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka lexuar pak më parë vendimin e institucionit që ai drejton, për kryebashkikaun e Mallakastrës Qerim Ismailaj. Prokuroria e Përgjithshme gjeti se para vitit 2000, Ismailaj ishte dënuar në Greqi dhe këtë nuk e kishte deklaruar në formularine  dekriminalizimit.

Vetë Ismailaj pretendonte se nuk ishte njoftuar për dënimin dhe as për gjyqin.

Në bazë të ligjeve shqiptare, vepra penale për të cilën ai akuzohej njëhsohet me “rrahjen”. Sipas KQZ, Qerim Ismailaj nuk është në kushtet e ndalimit për të ushtruar detyrën ndaj dhe nuk mund të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të Mallakastrës.

“Në rastin kur vendimet penale janë kryer nga autoritetet përkatëse gjyqësore brenda territorit të Shqipërisë, KQZ bën vetë vlerësimin nëse subjekti është apo jo në kushtet e ndalimit dhe konkludon, kur është dhënë nga një autoritet i huaj, KQZ nuk e ka mundësinë që ta bëjë këtë vlerësim sepse KQZ nuk ka as kapacitetin dhe as kompetencën për të vlerësuar nëse një vepër penale e kryer në një territor të huaj, kualifikohet si një nga veprat penale që ai do ishte në kushtet e ndalimit.

Këtë kërkesë ja bëmë prokurorisë dhe ata na thonë nëse vepra penale dhe çdo element tjetër sa dhe si qëndron në ato që ka parashikuar neni 2, në këtë rast leximi i ligjit për dekriminalizmin dhe konstatimi i rasteve të përjashtimit, nga ana e KQZ, bëhet me ‘syzet’ e zyrës së prokurorisë, ai na thotë se çfarë vepre penale ka kryer dhe ne shikojmë nëse është apo jo që e vendos në kushtet ndalimit një subjekt.

Ne në rastin e lehtësimit të opinionit të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, është njësoj sikurse do të lexonim vendimin e një autoriteti gjyqësor shqiptar dhe ky lexim na thotë që subjekti i verifikimit, ka kryer veprën penale të rrahjes dhe kjo është dënuar, ose duhej të ishte dënuar me gjobë, në këtë rast, në kushtet e këtij leximi, ky subjekt nuk do të ishte në kushtet e ndalimit. Qerim Ismailaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit, mban mandatin”, tha Celibashi.