Opozita paralajmëroi një ditë më parë një protestë para seancës plenare të Kuvendit, ndërsa në mbledhjen e ditës së sotme të Komitetit Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, drejtuesja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi u shpreh nuk do të lejohet zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm.

“Jemi shumë të qartë të mos e lejojmë nesër këtë proces në seancë”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI tha më tej se maxhoranca e drejtuar nga Edi Rama e ka bllokuar për muaj të tërë reformën në drejtësi.

“Ky njeri e ka futur mazhorancën të luajë në fushën e krimit. Frika dhe ankthi që ka Tahiri e çon drejt uzurpimit të institucioneve të drejtësisë. Për LSI, Prokurori i Përgjithshëm nuk është çështje emrash. Nuk i kemi dhënë votat për reformën në drejtësi për një grup oligarkësh. Arroganca e kryeministrit ka kaluar çdo kufij institucional e njerëzor. E ka kthyer këtë vend në një bazë të krimit, terrorit dhe të korrupsionit”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Veritas.com.al/