(FOTO: Beata Szydlo, kryeministre e Polonisë)/

Kryeministër e Polonisë bëri lidhje mes sulmit në Londër ku objektiv ishte Parlamenti Britanik, dhe politikës së Bashkimit Europian mbi emigracionin, duke thënë se goditja e Londrës i jep të drejtë refuzimit të Varshavës për të marrë refugjatë.

Pesë persona, duke përfshirë edhe agresorin, u vranë dhe 4o të tjerë u plagosën pasi një makinë hyri në rrugën e këmbësorëve në Westminster, duke “korrur” njerëzit që gjeti përpara. Policia nuk ka thënë akoma për ndonjë lidhje me “Shtetin Islamik” dhe thotë se ai vepronte i vtëm.

Qeveria e krahut të djathtë, euro- skeptike e Polonisë ka refuzuar të pranojë ndonjë nga 6,200 emigrantë që janë vendosur nën kujdesin e Bashkimit Europian.

“Kam dëgjuar shumë shpesh: mos e lidhni politikën e emigracionit me terrorizmin!, por është e pamundur që të mos i lidhësh këto”-  tha kryeministre Beata Szydlo në një kanal televiziv privat, TVN24.

/Veritas.com.al/