(FOTO: Theresa May dhe Donald Trump sapo janë takuar në Shtëpinë e Bardhë)/

 

Ata pozuan për fotografët përballë bustit të Sir Winston Churchill – të cilit Donald Trump iu drejtua duke thënë “”një nder i madh” që e sollëm përsëri këtu.

Presidenti i ri, Donald Trump e ka rikthyer bustin në Zyrën Ovale pasi ai ishte hequr nga ish presidenti Barack Obama.

Zonja May buzëqeshi dhe i tha: “Faleminderit, ne jemi shumë të kënaqur që ju e kthyer përsëri “ bustin e Churchill.

Të dy do të kalojnë thuajse një orë së bashku në vizitën e parë që një lider i huaj bën në Shtëpinë e bardhë që nga koha kur zoti Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara.

/Veritas.com.al/