Kryeministri i Belgjikës, Charls Michel, ka vizituar sot Tiranën dhe ka pasur një takim me kryeministrin Rama. Axhenda e vizitës së tij bazohet kryesisht mbi krimin e eskportuar nga Tirana në Bruksel dhe planet për negociatat mes BE e Shqipërisë.

Gjatë konferencës pas takimit me kryeministrin Edi Rama, shefi i qeverisë begle  Charls Michel deklaroi se nuk do të bëjë publik vendimin e Belgjikës për të mbështetur ose jo hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Ai tha se do të flaës në Qershor.

“Para disa ditësh u dha një rekomandim i rëndësishëm, pa kushte, i BE drejt procesit të anëtarësimit, këto janë fjalët e BE dhe në javët e ardhshme do të ketë diskutime politike shumë të rëndësishme të nivelit të lartë në gjirin e Bashkimit Europian ndërmjet shefave të shteteve dhe qeverive në një samit që do të mbahet në Sofje. Do të jetë rasti për të shkëmbyer mendimet në lidhje me të ardhmen e BE-së dhe vendet e rajonit. Do të merret një vendim në qershor, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm. Ne ramë dakord të ruajmë një dialog shumë të ngushtë me kryeministrin për të nxitur zhvillimet lidhur me këtë vendim që do të merret në muajin qershor. Nuk mund të them tani vendimin zyrtar, Belgjika do të shprehet në muajin Qershor, megjithatë me shumë qartësi, me shumë vendosmëri  them se ne dëshirojmë të vazhdojmë përpjekjet e BE me Shqipërinë”, tha shefi i qeverisë belge.

Megjithatë, kryeministri belg tha se vizita e tij në Tiranë nuk ishte rastësi dhe se ai personalisht ishte për njohje të përpjekjeve të Shqipërisë.

“Vizita ime sot në Shqipëri nuk është një rastësi, e pranova me kënaqësi ftesën që mu bë për të dhënë një sinjal nga ana e BE, një sinjal miqësie, respekti dhe vlerësimi për përpjekjet e rëndësishme që janë kryer”, u shpreh ai.

Veritas.com.al/