Kryeministri Edi Rama ka pasur sot pasdite një takim me presidentin Ilir Meta. Takimi është kërkuar nga vetë kryeministri dhe është zhvilluar në zyrën e kreut të shtetit, në Presidencë, rreth orës 19:00.

Spekulimet se të dy burrat e shtetit janë takuar në prag të planit të Ramës për ‘zgjedhje të reja’ nuk rezultojnë se kanë ndonjë pjesë të vërtetë. Megjithatë, duket si një takim i papritur, për një çështje që “nuk pret”.

Sipas gazetës “Koha Jonë’, takimi ka pasur në qendër të bisedës çështjet e nxehta të aktualitetit, siç është  çelja e negociatave me BE, debati për Teatrin Kombëtar, por dhe çështjen e negociatave për kufirin detar me Greqinë.

Takimi mes kreut të qeverisë dhe kreut të shtetit ka zgjatur rreth 30 minuta.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.