Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një ceremoni zyrtare, homologun e tij holandez Mark Rutte.
Teksa gjithçka ka qenë e organizuar, në nder të kryeministrit holandez, është bërë një prije para Kryeministrisë, atje ku e priste edhe i zoti i shtëpisë, Rama.
Pasi u dëgjuan himnet kombëtare të dy vendeve, kryeministrat u drejtuan brenda Kryeministrisë, ku Ramës i është premtuar që Holanda do të votojë “PRO” hapjes së negociatave me BE-në. Pak minuta më vonë dy kryeministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat.