Që nga foltorja e Samitit të Dytë të Diasporës që po mbahet në Tiranë, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kryetarit të PD, Lulzim Basha, për dialog dhe bisedë- sipas kërkesave të Bashkimit Europian dhe në modelin e bashkëbisedimit me studentët.

Duke iu referuar krizës politike, ku opozita dogji mandatet dehe vijon protestat, Rama i ka bërë thirrje kryedmokratit njësoj si studentëve me fjalët ‘Kur do flasim?’.

“Unë ju them vetëm një gjë atyre që ishin të ftuar dhe nuk erdhën sot. Ju them vetëm një gjë: ‘Kur do flasim’”- tha Rama.

I ftuar ishte Basha, por edhe i munguar i ditës ishte Basha.

Në agjendë ishte parashikuar që në Samitin e Dytë të Diasporës të merrte pjesë dhe kreu i PD, Lulzim Basha, por ky i fundit e ka refuzuar pjesëmarrjen duke u shprehur se: “ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit“.

Veritas.com.al/