Në prag të seancës plenare të Kuvendit që do të mblidhet nesër, e martë, ora 10. 00, është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Gjatë mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk do ketë skena si të javës së shkuar para parlamentit.

Deputetëve të maxhorancës u është dhënë urdhër qe të jenë prezent në seancë në orën 09:30. Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare në orën 10:00, ndërsa opozita do të zhvillojë protestën në orën 09:00.

Policia e Shtetit nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike të zhvillojë protestë e para parlamentit. Sipas dokumentit të firmosur nga Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, thuhet se tubimi pengon hyrjen në Kuvend të deputetëve dhe vë në rrezik jetën e deputetëve e ministrave. Po kështu sipas policisë, protesta cenon sigurinë kombëtare.

PD akuzon policinë se po shkel Kushtetutën dhe se në asnjë prej protestave të zhvilluara nuk janë dëmtuar policë. PD deklaron se protesta do të zhvillohet edhe pa leje nga policia.

Veritas.com.al/