Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot konferencën e fundit të këtij viti për të folur për ngjarjet kryesore dhe zhvillimet në vend. Kryetari  i qeverisë e ka nisur me ekonominë duke deklaruar se shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje. Ai tha se ekonomia shqiptare sot është më konkurruese.

“Fuqia blerëse është rritur. Shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje pavarësisht se nuk jetojnë sot aq mirë sa me të drejtë duan dhe sa ne me gjithë fuqinë tonë përpiqemi. Është një rritje ekonomike cilësore pasi ka ardhur si pasojë e rritjes së balancuar të konsumit. Ekonomia shqiptare sot është shumë më konkurruese se 5 vjet më parë gjë që e fakton një mori shifrash. Eksportet kapën vlerën 30% më shumë këtë vit se sa 5 vite më parë”, tha Rama.

“Nuk i referohem burimeve tona, i referohem bankës botërore që nënvizon se punësimi ka qenë instrumenti kryesor i uljes së varfërisë. Në Shqipëri pa diskutim mbetet sfidë, po është më e ulët se 5 vjet më parë, dhe BB konfirmon rritjen ekonomikë të Shqipërisë si më të lartën në rajon. Nuk pretendoj dhe s’dua të përcjell mesazhin se jam i kënaqur. Por janë disa të vërteta të përpjekjes tonë. Shqipëria, një vend që përthith investime të huaja më shume se vendet e tjera në rajon. “ u shpreh Rama.

Pyetjes pse ministrI i jashtëm u zgjodh Caka, një kosovar në moshë 27 vjeç, Rama tha se neverit çdo thënie ‘ai ksosovari’; duke shtuar se :

“Më falni për krahasimin, por Gent Cakaj ka lexuar libra më shumë sesa ju të gjithë. CV e tij do ta keni në dispozicion kur ai të bëhet ministër dhe nëse nuk është në Web-sitin e ministrit së Jashtme është gjëja më e lehtë në botë.

Edhe pyetjes pse është zgjedhur Erjon Brace zëvendës- kryeministër, Rama iu përgjigj:

“Erjon Brace, besoj se tregon të kundërtën e asaj që propagandohet. Jam një person që dëshiroj të punoj e rrethohem nga njerëz që janë dakord me mua për gjithçka. Brace është një provë fantastike që rrëzon këtë propagandë se si i shikoj unë marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Ajo që shihni në debate në televizor, është 1 e 100 e asaj që ndodh ne debatet tona të brendshme. Jemi një familje që kundërshton e bëjnë mirë dallimin mes qëllimit të përbashkët”…, u përgjigj Rama.

Mbi akuzat e opozitës dhe të pasqyruara edhe në media se kjo qeveri është ‘e oligarkëve’, kryeministri Rama u përgjigj se faktet dëshmojnë të kundërtën:

“Dy fjalë për të mëdhenjtë, sepse propaganda dhe tam tamet e përditshme kanë synuar ta pikturojnë qeverinë tonë si qeveri e oligarkëve. Tam tamet kanë arritur të përçojnë një mesazh të gënjeshtërt ndërsa faktet flasin ndryshe. Kompanitë që paguajnë mbi 8 mln lekë në vit, janë rritur dhe pesha që zë fitimi i përbashkët me kompanitë e tjera, rezulton se është në rënie me 30 % të fitimeve në krahasim me 2013 dhe 20% në krahasim me 2017. Do të thotë se po të shkojmë të 100 kompanitë më të mëdha kundrejt fitimit të gjithë kompanive së bashku janë në rënie. Ju takon ju t’i konfirmoni nëse këto që po them janë reale apo me injeksion politik. 100 më të mëdhenjtë paguajnë sot më shumë taksa se 5 vite më parë, ndërsa fitimi i tyre është më i ulët se 5 vite më parë.

( Konferenca vazhdon)

VERITAS.COM.AL/