Kryeministri Edi Rama tha në parlament se Shqipëria ja ka dalë fazës së parë të përballjes me covid-19, por se nuk duhet ulur vigjilenca.

 “Qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë dhe për atë që ndalojnë të ndodhë dhe nuk ka asnjë arsye që të hedhim poshtë faktin se sot Shqipëria ja ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik. Në kushtet e stresit, mungesës së durimit apo vullnetit për tu informuar nga burime jozyrtare ka hapësirë edhe për fantazi mbi një komplot të madh botëror. E vërteta është se ne jemi këtu bashkë me gjithë botën, dhe e shohim çdo ditë se edhe vendet më të pasura e të ditura janë në konfuzion. Edhe OBSH është shfaqur më shumë se njëherë kontradiktore me veten.

Unë di të them që dhe ta faktoj se asnjë vend në glob nuk ka bërë asgje më shumë se sa kemi bërë ne. Jo rastësisht renditemi mes vendeve me plagët më të lehta. Fatmirësisht jemi gjendur në një situatë ku kemi pasur privilegjin t’i drejtohemi komitetit teknik të eksperteve, që ka provuar se në këtë fushë s’kemi kujt t’i kemi zili. S’kam dëgjuar ndonjë ekspertë të huaj të thojë diçka që është e paditur për ekspertët tanë.

Kjo gjë ka dy fronte: frontin për shëndetin dhe të mbijetesës ekonomike. Po e fitojmë atë të shëndetësisë dhe do e fitojmë edhe atë ekonomik, natyrisht me stres por dhe me durim. Nuk mund të lejojmë që për hirë të pasojave në formën e stresit të rrëzohet kjo gjë.

Është e pafalshme për ne që t’i nështrohemi këtij presioni që vjen nga nevoja dhe vjen si një nxitje për të drejtat e njeriut. Sepse do ishte sikur të hidhnim në lumë çdo gjë që kemi bërë dhe t’i hapnim shtegun armikut. Flitet për vendet që kanë hedhur miliarda dhe për Shqipërinë që ka mbet te qeset dhe kjo është e neveritshme, sepse për qeset flasin ata që rrinë në shtëpi hanë e pinë e vjedhin kot më kot”, tha Rama.

VERITAS.COM.AL/