Kryeministri Edi Rama sot ka ndryshuar krejt tonet edhe kuptimin e fjalëve.

I pranishëm në aktivitetin e organizuar për inaugurimin e ambienteve të rikonstruktuara të shkollës “Luigj Gurakuqi” në kryeqytet, Rama tha se “mirëqenia nuk vjen nga qielli, as nga njëra palë por nga puna e përbashkët”.

Tingëllimi i fjalëve “nga shkolla” në fakt shkon te politika dhe sidomos te kriza politike që ka mbërthyer vendin. Ditët e fundit kryeministri ishte i angazhuara në linjën e ashpër për “zgjedhje pa Opozitën”. Por kundërshtimi që gjeti te aleatët në qeverisje, LSI, PDIU, etj., e bënë kryeministrin të zbusë tonet dhe të “kuptojë” se demokracia përbëhet jo nga një “palë e vetme”.

Vëmendja e publikut tanimë drejtohet në termat e zgjidhjes politike “me shumë palë”.

Veritas.com.al/