Socialistët nuk janë dakort për të zhvilluar zgjedhje në 11 shtator në Dibër, siç vendosi presidenti Bujar Nishani.

Me një dekaratë të lexuar nga Blerina Gjylameti, Partia Socialiste kërkoi anulimin e menjëhershëm të dekretit, sipas tij antikushtetues.

Gjylameti tha se dekreti për zgjedhjet nga ana e presidentit ishte i nxituar dhe antikushtetues. “Vendimi për shkarkimin e Xhelilit nga Gjykata Kushtetuese është bërë public dje nga Gjykata Kushtetuese, sipas Gjylametit, e cila saktësoi se ky vendim nuk ka hyrë ende në fuqi”.

Në momentin kur u shpall dekreti thonë socialistët vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm sa ishte njoftuar mediatikisht dhe nuk kishte marrë fuqi juridike. Për këtë Gjylameti u shpreh: “Për këtë, i kërkoi presidentit të konstatojë pavlefshmërinë absolute të aktit administrative sa më shpejt në mënyrë që mos shkaktohen pasoja të padëshiruara nga ligji”. Shukri Xhelili u shkarkua pas skandalit seksual të zbuluar nga media, ku kërkonte favore seksuale në këmbim të vendeve të punës.