(FOTO: Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim)/

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım i ka bërë thirrje presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që t’i japë fund politikës “së turpshme” të administratës së Obamës lidhur me forcat kurde (PYD) dhe Partinë e Bashkimit Demokratik të Kurdëve Sirianë.

“Bota po flet rreth Daesh [një akronim për Shtetin Islamik të Irakut dhe për Levant- ISIL), por nuk po lufton kundër tij. Është vetëm Turqia që po lufton kundër Daesh. Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët po bëjnë asgjë. Ata vetëm se furnizojnë PYD me armë” tha Yıldırım më 3 Janar, në një fjalim javor me anëtarët  e partisë së tij parlamentare “Drejtësi dhe Zhvillim” (AKP).

“Çfarë ne presim nga administrata e re është t’i japë fund këtij turpi” tha  Yıldırım, duke iu referuar Trump, i cili do ta marrë presidencën nga Barack Obama më 20 Janar.

“Ne nuk ngarkojmë me përgjegjësi administratën e re për këtë situatë, sepse ajo ishte vepër e administratës Obama”- tha kryeministri i Turqisë.

/Veritas.com.al/