(Foto: Arkiv)/

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot për të diskutuar masat që merren pas lagimit të opozitës nga Parlamenti.

Kryeministri Edi Rama ka porositur anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste për të vijuar normalisht punën në seancat parlamentare, pavarësisht largimit të opozitës nga Kuvendi i Republikës.

Kreu i PS dhe njëkohësisht i qeverisë, ka kërkuar gjithashtu nga të tijtë që të mos ndalet përgatitja për organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Pikërisht për këtë çështje, në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar për Kongresin e 23 marsit, ku pritet të shpallen paraprakisht kandidatët socialistë për kryebashkiakë të ardhshëm.

Në fund të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se “puna vazhdon, të enjten do të votojmë strukturat e KLGJ-së dhe KLP-së”.

Veritas.com.al/