Liviu Dragnea po hetohet për formimin e grupeve të organizuara kriminale dhe vjedhjen e fondeve të BE.

Nga: GINGER HERVEY /

Prokurorët rumun, ditën e  martë, kanë ngrirë të gjitha asetet e Liviu Dragnea, lider i Partisë social- demokrate në pushtet dhe kryetar i Parlamentit. Prokurorët po hetojnë nëse ai ka krijuar ‘grupe kriminale’ për të përfituar para nga projektet e financuara nga BE.

Asetet personale të Dragnea në total kapin shifrën e  127.5 milion lei Rumun, ose 27.4 milion euro, sipas deklaratës së lëshuar nga Drejtoria Kombëtare e Anti- Korrupsionit të Rumanisë. Ai është kallëzuar për krimin e mashtrimit më 13 Nëntor, por i ka mohuar të gjitha akuzat.

“Përfundimisht nuk ndjehem fajtor”, ka thënë ai sipas raportimit nga mediat. “Unë nuk ka krijuar kurrë grupe kriminale”.

Prokurori tha se beson se grupi kriminal ishte formuar në vitin 2001 dhe se është përsëri aktiv. Qendra e veprës kriminale, supozohet, se ka qenë kompania e ndërtimit të rrugëve Tel Dum, të cilën sipas prokurorëve Dragnea e të tjerë kishin planifikuar për ta privatizuar dhe për ta vënë nën influencën e Dragnea. Dragnea është akuzuar se ka siguruar fondet e zhvillimit nga BE për Tel Drum duek falsifikuar dokumente gjatë kohës kur ishte në krye të këshillit lokale në vitin 2008.

Protestuesit dhe anëtarë të opozitës prisnin para zyrës së prokurorëve, ditën e martë, duke bërë thirrje që Dragena të jepte dorëheqjen.

Dragnea është gjithashtu në gjyq për çështje të tjera, si i përzierë në abuzime me detyrën. Ai u diskualifikuar për të qenë kryeministër për shkak të dënimeve të fundit për përpjekje për rrengje me referendumin e vitit 2012.

Veritas.com.al/