Kryeministri Rama ftoi bizneset të investojnë në Shqiperi.
Rama deklaroi se Shqipëria ka taksa të ulëta dhe fitime të sigurta, ndaj ftoi të gjithë emigrantët të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri.

“Vendi ynë ka potenciale në rritje dhe mundësi të mëdha investimesh në energji, bujqësi, veçanërisht në sektorin agroushqimor. Hapësira që ofron mundësi me rritje është ajo e turizmit. Negociatat janë shumë të rëndësishme për vendin tonë, ndaj ftesa është për emigrantët qe të kthehen dhe të investojnë këtu”, tha Rama.