Makina e kryetarit të PS-së në Kolsh të Lezhës, Andi Marku është gjetur e djegur mëngjesin e sotëm pranë prefekturës së Lezhës.

Ndërsa policia është duke vazhduar hetimet, Andi Marku, shef komisariati nëpër disa qytete të Shqipërisë është shprehur për median, se mjetin e kishte në përdorim, ndërsa ka shprehur dhe dyshimet e para se pse mund të ketë ndodhur djegia.

“Automjetin e kisha në përdorim. Prej disa ditësh kishte shfaqur probleme dhe e kisha lënë aty” – është shprehur Marku për median.

Vetë Marku preferon ta ‘humbë’ makinën, mjaft që të mos zbulohet edhe ndonjë krim tjetër pas ‘makinës’. Vetë kryetari i PS dhe pronar i makinës rezulton që të ketë qenë i burgosur në vitin 2010 për ‘korrupsion’ pasiv. Për policinë ai është një person o njohur p[ër shkak të rekordeve penale.

/Veritas.com.al/