Nga: Veritas.com.al/

Shoferi i autobusit të fshatit Kalivaç, që policia i ruan identitetin dhe thotë vetëm inicialet A. Gj., dje u plagos me armë zjarri. Momenti kur u plagos ishte në mesnatë, kur ky po udhëtonte me autobusin që transportonte pasagjerë nga fshati Kalivaç- në qytetin e Lezhës.

A.GJ. është i shtruar në spital.

Policia tha edhe se ‘ka zbuluar identitetin e atentatorit’; madje edhe ka ndaluar një prej tyre.

Por çfarë ndodhi?

Natën e dytë pas plagosjes me armë zjarri, autobusi i viktimës A.Gj., u gjet i djegur plotësisht. Ngjarja ndodhi mu në vendin ku kishte ndodhur edhe krimi me armë, në fshatin Kalivaç.

Ç’është kjo?

Kjo është shenjë e hakmarrjes së pakufishme të atentatorëve kund A.Gj. Por kjo edhe nuk të habit

Por kjo është ‘fjetje në gjumë të thellë’ e Policisë. Edhe sipas ligjit, mjeti ku ndodhi krimi (autobusi) duhej të ishte i garantuar në duar të policisë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, e ndoshta më vonë… Por ja që natën e dytë, atentatorët e dogjën; kërcënuan viktimën dhe zhdukën gjurmët e krimit.

Veritas.com.al/