Sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Medias ka plasur konflikti mes palëve Opozitë  që mbron godinën e Teatrit nga prishja dhe palës tjetër të maxhorancës që kërkon prishjen e godinës.

Si shkak i konfliktit ka shërbyer hyrja në Komision e kryetarit të Bashkisë, Veliaj, i cili ka incizuar një vendim Bashkiak për prishjen e godinës së Teatrit.

Sharje, fyerje, fjalor i egër, përplasje fizike dhe grushte ka pasur në Komision.

Kryetarja e komisionit te Medias urdhëron Gardën të nxjerrë jashtë nga mbledhja kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ngrihet deputeti Flamur Noka, i PD-së, që largojë me forcë kryetarin e bashkisë Erion Veliaj nga salla, por ndërhyjnë deputetët e PS-së dhe Garda.

Me pas deputeti Salianji turret për të kapur me forcë Erion Veliaj, por forca të shumta të Gardës ndërhyjnë, duke mbrojtur kryebashkiakun.

Garda e Republikës ndërhyn të mos rrihen dhe goditen deputetët me njeri tjetrin. Situata ka precipituar në një pamje dhe konflikt  shumë të keq.

Pas shumë përplasjeve Erion Veliaj vendos të largohet nga salla. Menjëherë pas tij largohet ministrja e kulturës dhe deputetët e PS-së.

Veritas.com.al/