Frrok Çupi/

Kur dëgjova lajmin se deputetit të vetëm të zgjedhur nga populli, Tomë Doshi, ambasada e Amerikës i ndaloi vizën hyrëse për në Amerikë, më erdhi në mendje biseda e hollë burrash e dekadave të shkuara…

Një  histori të shkurtër, por shumë të mençur burrash në Odat e Veriut, e tregonin edhe deri në vitet e fundit në Mirditë. Në fakt sapo kishte ndodhur: Në një dasmë, krushqit mbërritën me pak minuta vonesë në vendin e cakatuar- diku në një kodër ku shfaqej shtëpia e babait të nuses. Por vonesa shpaguhej. Krushqit u pritën ftohtë në shtëpinë e nuses. Shpagimi u krye me vonesën për të ‘dhënë’nusen. “Ju keni kohë boll- u tha krushqëve dikush nga fisi I nuses- të rrimë, ndoshta nesër e japim”. Por kjo do të ishte thuajse tragjike sikur nusja të mos sillej te dhëndërri ditën e dasmës…

Atëherë nisi kuvendi në Odë. Burrat e fisit bënin kuvend mes veti. Njeri tha: Ü lodha dje, kam hipur nëpër lisa; ua këputa kokën vilakëve”. (Vilakë janë lisat e rinj e të drejtë). Por si vilak ishte edhe krushku I parë, një djalë I ri e I gjatë…

… Ja kjo ishte biseda ‘nga mali në mal’, që bëhej në kullat e Veriut. Tani psikoza e ‘prerjes së vilakëve’afrohet më shumë mes nesh. ‘Prerja e kokës’së deputetit Tomë Doshi ma solli akoma më afër. Ndërsa dikur për ‘vilakët’” përdoreshin disa biseda në kulla, tani përdoren supërfuqitë.

Pse duhej pëdorur Amerika, aleate e madhe dhe fuqi botërore, për të prerë kokën e një malësori të suksesshëm? Kjo e bën edhe më simpatike çështjen. Të gjithë trimat e vërtetë janë ‘vrarë’me dorën e tjetrit. Madje edhe me duar të fuqshme pushteti e shtetesh.

Vetë Tomë Doshi është nipi i Prekë Calit, burrit të madh të ardhetarizmës shqiptare që nuk u ep para ushtrive të kryeministrit komunist Mehmet Shehu dhe dha jetën poërballë armëve të regjimit. U deshën ushtri, jo një pushkë për të vrarë Prekë Calin. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë për Shkodrën në vitet ‘50, Haxhi Hajdar Mani, që doli kundër kolektivizimit të bujqëssisë dhe të njerëzve, u vra nga regjimi duke i sulmuar shpellën me tanke dhe ushtri të madhe… Ndue Nufi, legjendë e trimërisë në Shkodër, u vra me mortaja të gjermanëve sepse nuk pranoi që të dilnin vajzat partizane…

‘Vilakët’u prenë me dorë të fortë.

Po cilat janë arsyet pse sulmohet Tomë Doshi, që ka kokën lart për shkak të kontributeve të tij?

Një arsye:

Tomë Doshi është i vetmi deputet në këto 30 vjet që është zgjedhur me vota direkt nga populli. Është deputeti që ka marrë më shumë vota në historinë e Parlamentit… Kjo është arsye e mjaftueshme. Deputetët çapaçulë, që zbvarriten dhe përfaqësojnë zeron- këta nuk ka arsye të sulmohen.

Një arsye tjetër:

Tomë Doshi ka bërë gabimin e madh që beson te Krishti. Madje ka dëshmuar se është një nga njerëzit e afërt të Vatikanit, të Papa Franceskut dhe Papa Retzinger, katolik i devotshëm që vë besimin dhe mëshirën para çdo sjelljeje me të varfërit. Por edhe betimin për kombin e familjen.

Këto janë momente të vështira për ‘vilakët’e kristianizmit, sidomos në momente kur edhe këtu po legalizohen martezat brenda të njëjtës gjini. Besimi është një nga kolonat kryesore të konservatorëve të përfaqësuar nga presidenti amerikan Trump, Brexit etj. Por fryma e Trump nuk ka mbërritur akoma në këtë vend; deri tani sundon fryma e libertarianëve Hillary dhe Obama. Ambasada amerikane, me siguri bazohet mbi këto udhëzime, jot ë konservatorit Trump..

Ka disa arsye pse i ‘pritet koka’ Tomë Doshit.

Veritas.com.al/

 

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.