Kaq shumë, sa mund të thuash se nuk dihet ende sa shumë para janë vjedhur në shtëpinë e ministrit Gjiknuri. Ai ka katër vjet ministër dhe doemos që duhej të kishte shumë para të fshehura. Me sa duket, Damian Gjiknuri i kishte fshehur paratë në shtëpinë e nënës së tij të mjerë që e sulmuan banditët.

Policia ka bërë me dije sot se ëhstë grabitur shtëpia e nënës së Gjiknurit ku janë marrë shuma parashë. Më parë gazeta e PD, “RD” kishte njoftuar për vjedhjen. Edhe kjo është një ‘ngatërresë’ tjetër mes palëve politike, të cilat ia dinë njëri tjetrit shtëpitë ku fshihen paratë.

Por sidoqoftë, lajmi përgjithësisht rezultoi i vërtetë.

Edhe  sipas policisë është grabitur banesa e nënës së ministrit, e cila jetonte me djalin e dytë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur dy net më parë, ndërsa autorët raportohet se kanë marrë shumë para- sipas policisë. Kallëzimin për grabitjen e ka bërë në Policinë e Tiranës, nëna e ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Veritas.com.al/