Rezultatet e para nga nga votimet e sapombylluar, tregojnë se Partia Popullore e Austrisë (OVP) e Sebastian Kurzit fitoi në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare në Austri.

Kurz me siguri do të jetë kancelari më i ri në historinë e Austrisë me 31 vjet.Sipas rezultateve të para, prej 42,4 përqind të votave të numëruara, OVP fitoi 30,2 për qind, që në krahasim me zgjedhjet në vitin 2013, është rritje për 6,3 përqind. Me 26,8 përqind vota të fituara në vendin e dytë është Partia e Lirisë (FPO) e Hajnc-Kristian Shtrahe. Edhe FPO shënon rritje prej 6,3 për qind në krahasim me rezultatet nga zgjedhjet në vitin 2013. Në vendin e tretë është Partia Socialdemokrate (SPO) e kancelarit Kristian Kern, e cila fitoi 26,3 nga votat, që është për 0,6 për qind më pak se para katër viteve.

Në Parlamentin e Austrisë hynë edhe partia Neos, e cila fitoi 5,3 përqind, ndërsa pritet edhe të Gjelbërit të kenë deputetë, të cilët fituan 4,9 për qind. Edhe Lista Pilc do të mund të hyjë në Parlament sepse deri tani ka fituar 4,3 përqind të votave. Tani për tani janë numëruar votat në pjesët rurale të Austrisë.

Pritet votat nga qytetet e mëdha ta ndërrojnë rënditjen e partive, me përjashtim të kreut.

Për vendin e dytë, si dhe për partitë që do ta kalojnë pragun,  do të vendosin fletëvotimet e dërguara përmes postës. Më shumë se 800.000 fletëvotime përmes postës janë porositur për këto zgjedhje, që janë 14 përqind nga trupi votues i Austrisë. Këto do të numërohen nesër dhe mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar, sidomos do të certifikojnë se kush jo pragun prej katër përqind.

Veritas.com.al/