Një burrë nga Tampa e Floridas pranoi se kishte ndihmuar në fshehjen e një donacioni gjatë fushatës elektorale të presidentit Obama të vitit 2012. Më parë ai e kishte gënjyer jurinë nën betim.

“Ai u deklarua fajtor pasi kishte hedhur në fushatën e presidentit Obama 80 mijë dollarë nga një burim i huaj”, njoftoi Prokurori amerikan Paul J. Fishman dhe Ndihmës prokurori i përgjithshëm Leslie R. Caldëell nga Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë.

William Argeros, 57 vjeç, u deklarua fajtor para gjyqtarit të Distriktit Neëark, Madeline Cox Arleo, në lidhje me akuzën se ai kishte futur donacione të huaja, mbi 25 mijë dollarë për një vit kalendarik, në fushatën presidenciale me vetëdije dhe në mënyrë të qëllimshme.

Argeros u deklarua fajtor gjithashtu për dhënie të deklaratave të rreme me vetëdije përpara një jurie federale në lidhje me rolin e tij në lehtësimin dhe fshehjen e kontributit të huaj.

Sipas dokumenteve të paraqitura në këtë rast dhe deklaratat e bëra në gjykatë rezulton se:

Argeros ka pranuar se në shtator 2012, ai e ka lehtësuar transferimin 80.000 dollarëve nga një burim i huaj për Bilal Shehu, një qytetar amerikan që jeton në New Jersey, i cili, nga ana tjetër, ia dha këtë shumë komitetit të mbledhjes së fondeve – përfshirë komitetin e fushatës të presidentit – në një përpjekje për të fshehur origjinën e vërtetë të parave, me qëllim që shtetasi i huaj të merrte pjesë në fushatën elektorale të Obamës më 8 tetor 2018 në San Francisko.

Argeros pranoi gjithahtu se u kishte dhënë udhëzime individëve të huaj se si t’i transferonin paratë dhe i ndihmoi të bënin pagesën në komitetin e përbashkët të mbledhjes së fondeve.

Ai pranoi se më 18 shkurt 2015 gënjeu Jurinë e New Jersey nën betim, duke thënë se nuk ishte marrë pjesë në transferimin e parëve pranë komitetit të përbashkët të mbledhjes së fondeve.

Ligji federal ndalon të huajt që të bëjnë kontribute për kandidatët federal apo pranë komiteteve të mbledhjees së fondeve. Bilal Shehu u deklarua fajtor për të njëjtën akuzë më 29 qershor, 2016.

Të dy akuzat për të cilat Argeros u deklaruan fajtor parashikojnë dënimin maksimal prej 5 vjetësh dhe një gjobë 250.000 dollarës. Dhënia e vendimit është caktuar për 9 nëntor 2016.

Askush në komitetin e përbashkët për mbledhjen e fondeve nuk është akuzuar për ndonjë keqbërje, dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht në hetimin që çoi në shpalljen fajtor të Argeros.

Prokurori dhe Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Caldwell Fishman ngarkuan agjentë specialë të FBI-së, nën drejtimin e Agjentit i veçantë për Timothy Gallagher në Neëark, me hetimet që çuan në shpalljen fajtor të ditës së sotme.

“Qeveria është e përfaqësuar nga Ndihmës -Prokurori Mark J. McCarren i Prokurorisë Speciale të Divizionit të New Jersey dhe avokatët Charles Ëalsh dhe Peter Halpern të Divizionit Kriminal të Seksionit të Integritetit Publik. Avokati mbrojtës: John A. Azzarello”, thuhet në njoftimin zyrtar të Departamentit Amerikan të Drejtësisë për këtë çështje.

Në Shqipëri, opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëndron pas pagesës së 80.000 dollarëve. Ai, sipas opozitës, është personi që përfitoi nga dhënia e këtyre parave, pasi bëri një foto me presidentin Obama në tetor 2012 në San Francisko, ku presidenti i SHBA gjendej në një takim elektoral për mbledhjen e fondeve dhe e përdori foton për fushatën elektorale të vitit 2013 në Shqipëri.

Sipas opozitës, Rama ka tentuar të hyjë në takim me një biletë të blerë në emër të gruas së Bilal Shehut, por nuk është lejuar.

Disa media të huaja raportuan se pavarësisht se shtetasi i huaj nuk u lejua të merrte pjesë në takimin për mbledhjen e fondeve, pasi këtë e ndalon ligji federal, ai arriti të bënte një foto me presidentin Obama.

Opozita e ka paditur Ramën në prokurori për tre akuza në lidhje me këtë çështje. Ajo i ka kërkuar atij të tregojë burimin e parave, duke i lidhur ato me të ardhura nga aktivitetet kriminale të trafikut të drogës.

Kryeministri Rama, nga ana e tij, ka mohuar që të ketë marrë pjesë në takime elektorale të presidentit Obama.

Por ndryshe nga sa deklaroi pasi u akuzua nga opozita, pak muaj pasi bëri foton, në emisionin Top Story ai kishte pranuar se foton me presidentin Obama e kishte bërë në San Francisko gjatë një aktiviteti elektoral të presidentit Obama.

Hetimet e mëtejshme të FBI pritet të zbulojnë personat e tjerë të përfshirë në këtë afire, nga ku erdhën paratë dhe kush ishte porositësi dhe përfituesi. /Sipas Lapsi.al/