Dario Toska, për të dytën herë brenda një cikli shkollor u nderua me medaljen e artë të ekselencës, të programit “President’s Outstanding Education Award”. Medalja firmoset dhe akordohet nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Një medalje e tillë jepet dy herë gjatë ciklit shkollor, në klasën e 5-të dhe në klasën e 8-të. Dario sapo përfundoi me rezultate të shkëlqyera klasën e 8- të të shkollës amerikane Garmisch Elementary/Middle School në Gjermani, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Evropë. Më parë, në vitin 2017 i riu shqiptar kishte marrë medaljen e artë të ekselencës edhe për klasën e 5-të, çka është një rast i rrallë.

Dario është djali i Valbona Zenelit dhe Igli Toskës, ai është fitues i disa olimpiadave të matematikës, historisë, letërsië dhe zotëron disa gjuhë të huaja, edhe pse është vetëm 14-vjeç.

Pasioni më i madh i Darios është leximi, e për këtë ai thotë se, ka lexuar të gjitha veprat e shkrimtarit më të famshëm shqiptar Ismail Kadare.

Dario është shembulli perfekt se shqiptarët në përgjithësi, dhe të rinjtë shqiptarë në veçanti munden të arrijë shumëçka dhe të japin një kontribut të qenësishëm në komunitet, nëse i ofrohen mundësitë e duhura.