TIRANË– Personi që ka marrë përsipër të paguajë të gjitha shpenzimet për 27 shqiptarët që u strehuan në një hotel në Korçë, është Lazim Destani. Filantropi nga Tetova, babai i aktorit mjaft të njohur, Blerim Destani, do të paguajë të gjithë kostot për veshje dhe ushqim, për 27 shqiptarët që gjetën strehë, katër ditë pas vuajtjeve që kaluan në doganën e Kapshticës.

Ata ishin bllokuar në zonën neutrale pasi dëshironin të ktheheshin nga Greqi në Shqipëri, por ligji i karantinës për shkak të virusit nuk mund të lejonte bashkimin e tyre me familjarët as me qytetarë të tjerë.

Ata mund të kalonin kufirin vetëm me kusht që të karantinoheshin në një hotel për 14 ditë, por emigrantët deklaruan se nuk kanë mundësi financiare.  Kjo deri në momentin kur Destani, njëkohësisht edhe anëtar edhe i Këshillit të Diasporës, mori përsipër t’u paguante një nga hotelet në Korçë.

Zyrtarish u bë e ditur se shpenzimet për fjetje e ushqim për shqiptarët, në 14 ditët e ardhshme, do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës.

VERITAS.COM.AL