Nga Astrit patozi/

U bene ca dite qe kafja nuk na kushton me 100 leke, por ndoshta 100 fish me tepër, me këdo qe ta pimë. Këtë po mendoja tani kur u ktheva ne shtepi dhe pashe ne media aq shume lajme dhe spekullime mbi një takim mes meje, Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Majlinda Bregut, Keltis Krujes, Dash Sules etj.

Është shume e vërtetë qe kemi qene bashke sot, siç ka shume mundësi qe nesër e ne vazhdim te ketë shume me tepër kontakte dhe komunikim mes kolegesh te grupit parlamentar te PD, por jo vetëm. Se partia jone dhe e djathta janë shume me tepër se aq. Është pjese e jetës, e punës dhe e perditshmerise sonë, se jetojmë ne Tirane. Ndaj me duket i ekzagjeruar gjithë ky amplifikim edhe pse e kuptoj qe ethet e fushatës e nxisin ngritjen e temperaturës politike ne Shqipëri.

Sa për teoritë e konspiracionit është, jo vetëm fenomen shqiptar, se shtypi është i prirur qe edhe aty ku nuk gjenden, ai t’i krijoje. Ndaj për te shmangur çdo keqkuptim mund te them me dy fjale se me koleget kemi ndare shqetësimin e përbashkët se Partia Demokratike, për shkak te udhëheqjes se gabuar, ka rrëshqitur ne shtigje dhe panjohura dhe te rrezikshme, dhe se ajo duhet te kthehet sa me pare qe te jete e mundur ne shtratin e saj. Prej te cilit, sipas meje, është larguar tmerrësisht shume dhe se nuk ka asnje shans te mos kthehet.

Por ndërkohë, kam bindjen se sot qe po flasim, ne jemi ne fushate dhe betejën e vetme dhe me te rëndësishme e kemi me kundershtarin përballë, i cili eshte Partia Socialiste dhe Edi Rama. Ndaj, duke besuar fort ne kauzën tone, deri me 25 qershor duhet te qëndrojmë ne mbështetje te çdo demokrati dhe te Partisë Demokratike.

/Veritas.com.al/