24 orë pasi deputetët e opozitës dorëzuar mandatet, Kuvendi i drejtohet KQZ për plotësimin e vendeve vakante.

Në bazë të ligjit, afati për dorëzimin e kërkesave në KQZ, është 30 ditë, por Kuvendi i ka dërguar listat në Komision brenda 24 orëve.

Pas depozitimit të kërkesave në KQZ, ky institucion do të zhvillojë procesin e zëvendësimit të deputetëve aktual me listat pasardhëse nga partitë kryesore.

Nëse ata do të japin sërish dorëheqjen, lista do të vazhdojë deri në mbarimin e kandidaturave, proces i cili do të zgjasë disa javë, në mos disa muaj.

Veritas.com.al/