Sot është mbledhur në Tiranë Kuvendi i Shqipërisë, në sesionin e parë të vjeshtës, pas pushimeve të Gushtit. Pritej debat shumë i fortë në Kuvend mbi Teatrin, mbi krimin dhe mbi gjykatat. Por nuk ka ndodhur.

Opozita është shmangur nga debati në sallën e Kuvendit dhe ka zgjedhur të bojkotojë seancën e parë të Kuvendit për këtë sesion të ri, i parashikuar të zhvillohet sot në orën 17:00.

Opozita parlamentare nuk do marrë pjesë sot në Kuvend, pasi ka vendosur të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër në orën 17:00 si mesazh kundër krimit, njoftojnë zyrtarë të Opozitës.

Vendimi i PD është marrë pas takimit që u zhvillua me aleatët, ku është rënë dakord që të mbahet një takim i jashtëzakonshëm.

“Mbledhja në Shkodër është si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Për krimet nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramen. Çlirimi i qeverisjes nga krimi prioriteti absolut i opozitës ne sesionin e ri parlamentar”- thuhet nga PD.

Veprimi i Opozitë ka lënë fushë të lirë për maxhorancën që kjo të zhvillojë pikëpamjet dhe veprimet e saj në sallën ligjore te Kuvendit.

Veritas.com.al/