Sot paradite eshte mbledhur Kuvendi ne seance plenare te zakonshme, por me ngarkesa reja.

Dy ceshtje madhore e dominojne atmosferen parlamentare.

E para eshte deshtimi i bisedimeve mes kryetarit te PS, Rama, dhe kryetarit te PD, Basha, ne lidhje me marreveshjen per miratimin ne Kuvend te reformes ne Drejtesi. Pas deshtimit, kryeministrti i cili deklaroi se kishte pergatitur si fjalimin e humbjes ashtu edhe te fitores, mbajti fjalimin e humbjes duke fajesuar opoziten. Akoma me i guximshem u paraqit ne seancen e sotme te Kuvendit, duke sulmuar dhe fyer opoziten. E nisi me Jozefina Topallin qe e perfoli si nje “dame” ne fushen e shahut dhe Partine Demokratike e etiketoi si “pa koke”.

Guximi i shtuar i kryeministrit ne sulmin kunder opozites, kesaj radhe bazohej edhe ne kritiken qe ambasadori i SHBA, Donald Lu adresoi ndaj opozites, duke e quajtur jo aq fleksibel sa qeveria.

“Dua të falenderoj partnerët tanë, SHBA dhe BE për përpjekjet e jashtëzakonshme që kanë bërë në një vit e gjysëm për një proces ku të vetmit që nuk deshët të përfshiheshit sriozisht ishit ju.

Drafti që tani ka hyrë në rrugën për të ardhur në sallë nuk është drafti i PD-së, as LSI, as PDIU, i shumicës, por i përbashkët, i yni, i SHBA dhe BE.”, tha kryeministri jo i pa perkedhelur nga fati qe ambasadori amerikan mbajti anen e qeverise.

Ceshtja e dyte qe dominonte seancen parlamentare ishte ajo qe lidhet me pergjimet e kryera nga Policia dhe Ministria e Brendshme.

Kjo ishte pika e dobet e kryeministrit ne Kuvend. Pasi ish- kryeministri Berisha dha alarmin e nje mjeti pergjues “qe  po perdoret per pergjime te paligshme”, me ne fund denoncimi i tij u konsiderua nga Prokuroria. Prokuroria dhe gjykata vendosen pezullimin e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se shtetit dhe ndalimin e dy zyrtareve te larte te Policise. Si edhe ka nisur hetimin per Ministrin e Puneve te Brendshme, Tahiri.

Para ketij fakti edhe kryeministri Rama e humbi me teper qetesine, duke sulmuar gjykatesin dhe prokurorin. Gjykatesin qe vendosi masat e sigurise per zyratrete  larte te Policise, Rama e quajti “killer”. Keshilli i Larte i Drejtesise ka reaguar ashper kunder sulmit te kryeministrit mbi Drejtesine. Deputetja Topalli ka deklaruar se “pergjimi do te marre me vete qeverine”

Ne kete situate eshte mbledhur sot seanca Parlamentare.

Më tej, Rama iu drejtua Topallit duke i kujtuar gjyqtarin që ka pezulluar nga detyra kreun e Policisë, Haki Çakon, të cilin ai e quajti “një killer, një vrasës me pagesë i drejtësisë, që u përjashtua edhe nga “Këshilli i Lartë i Kënetës” se dhe në kënetë ishte i tepërt.”

Pas kësaj, u kthye nga ish-Ministri i Brendshëm me sarkazëm: “Mos u tund Flamur, se të është thyer flamuri, dukesh sikur xhiron në ajrin që të japin fryrjet që të bëjnë tek kompresori i SHQUP-it.”

Pas gjithë këtyre, deputeti Flamur Noka i shkoi Kryeministrit në foltore, duke detyruar Gardën të krijojë një mur mbrojtjeje dhe drejtuesen e seancës, Valentina Leskaj, t’i kërkojë të ruajë qetësinë dhe të japë 10 minuta pushim, në seancë.