Në sallën e mbledhejve plenare të Kuvendit, deri tani ka nisur dhe është mbyllur senca paramentare. Shkak ka qenë se maxhoranva ka vendosur të ndërpresë transmetimin ‘live’ në televizion.

PD dhe LSI janë larguar dhe nuk janë kthyer ë ‘derisa të vijë sinjali televiziv’

Por kryeministri Rma ka një opsion  tjetër për ngjarjen.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndërprerja e sinjalit të transmetimit të punimeve të Kuvendit për disa media private është bërë pasi Parlamenti është një institucion që duhet të ketë organin e vetë mediatik.

“Si çdo shtet demokratik Kuvendi duhet të ketë televizionin e vetë, shërbimin e vetë publik për të gjithë të interesuarit që duan ta marrin si shërbim. Në çdo Parlament demokratik çdo shpjegim jepet nga televizioni i Kuvendit”, ka deklaruar Rama.

Për kryeministrin, s’është nevoja për 25 kamera në sallën e Kuvendit, por mjafton një regji televizive që ua jep aksesin të gjithë atyre që kanë dëshirë të transmetojnë të plotë apo të pjesshme çdo veprimtari të tij.

“Ligji që i detyron TVSH-së dhënien falas të veprimtarisë së Kuvendit është thjesht një adoptim në kushtet e demokracisë në një situatë komuniste. Kërkesa e TVSH për t’ua shitur apo për t’iu imponuar televizioneve private një faturë për sinjalin me logon e TVSH-së i takon së shkuarës. Të gjithë aktorët mediatikë mund të bëjnë diçka tjetër dhe jo të rrijnë këtu”, ka shtuar Rama.

Akuzat e opozitës se në këtë mënyrë po u mbyllet goja mediave, kreu i qeverisë i ka cilësuar një komedi.

Veritas.com.al/