Nga: Miroslav Lajçak/

Bashkimi Evropian është duke u bërë bashkëbisedues, gjithnjë e më pak serioz në çështjet e zgjerimit, e ka lënë Ballkanin Perëndimor, ndërsa pasojat janë që sot dy vende atje janë para shpërbërjes, ndërsa tri janë në krizë të thellë, tha sot në Bruksel, Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, transmetoi agjencia kroate Hina.

“BE-ja është duke u bërë bashkëbisedues gjithnjë e më pak serioz kur bëhet fjalë për zgjerimin. Ne u larguam nga Ballkani Perëndimor me fjalë dhe me vepër, dhe tani shohim pasojat – kemi dy vende që janë gati afër shpërbërjes, dhe tre vende që janë në një krizë të thellë politike. Dhe arsyeja është se BE-ja nuk ka arritur që të përmbushë rolin e saj udhëheqës si një palë në dialogu e cila duhet të ofrojë perspektivën për ato vende”, tha Lajçak.

Lajçak e ka thënë këtë para takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme në Bruksel, të cilët në rend të ditës kanë diskutimin edhe për situatën në vendet e Evropës Juglindore.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, do të raportojë para ministrave rreth vizitës së  saj të javës së kaluar në Ballkanin Perëndimor.

Unë mendoj se Përfaqësuesja e Lartë u kthye e frustruar nga vizita në Ballkan, tha Lajçak.

/Veritas.com.al/