Po bëhet përparim drejt një vaksine të vlefshme për koronavirusin, thonë studiuesit në një kompani farmaceutike me seli në Filadelfia.

Inovio Pharmaceuticals së bashku me institucionin kërkimor të Universitetit të Pensilvanias dhe Institutin Wistar, kanë punuar per një vaksinë deri në janar. Siç është raportuar fillimisht nga Fox News,vaksina u shpejtua në procesin e zhvillimit pasi qeveria Kineze bëri publike sekuencën e gjenomit të COVID-19.

Gati katër muaj më vonë, ka filluar një fazë e parë e rëndësishme e testimit. Studiuesit me Inovio i thanë Fox News se ata ishin në gjendje të dizenjonin vaksinën e tyre në vetëm tre orë pasi morën një sekuencë për virusin.

VERITAS.COM.AL/