Një lajm i mirë vjen në orët e vona nga spitali Infektiv në QSUT. Një e moshuar 80-vjecare është shëruar duke fituar betejën e saj me COVID-19. Nënë Haxhireja nga Durrësi ka dalë negative në testin e kryer pasi qëndroi për trajtim në spital.

Nënë Haxhireja na jep lajmin e mirë, se pas gjithë kësaj situate të vështirë që Shqipëria dhe bota po kalon, ka shpresë.

Një foto e saj pranë mjekëve të Spitalit Infektic teksa të tre bëjnë shenjën domethënëse me gisht: Ia dolëm, është shpërndarë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri, shkon kështu në 41, nga të cilët 8 janë personale mjekësor.

Shqipëria shënon 10 viktima me koronavirus.

Veritas.com.al