Fitorja e Turqisë me dy gola diferencë ndaj Republikës Çeke ka dëshpëruar shumë e shumë shqiptarë. Madje sipas lajmeve kanë ardhur e vetëm pak minuta më parë direkt nga Franca, më saktë nga rezidenca ku është akomoduar përfaqësuesja jonë, bëhet e ditur se edhe vetë lojtarët e Kombëtares shqiptare janë zhytur tashmë në pesimizëm.

Mësohet se para ndeshjeve të ditës së sotme shpresat ishin shumë të mëdha. Në fillim prej futbollistëve pritej me ankth ndeshja e drekës mes Gjermanisë dhe Irlandës, ku na interesonte një fitore e Gjermanisë me 4 gola diferencë. Por rastet e pafundme të humbura nga gjermanët, dukeshin si një mallkim për Shqipërinë, e cila u desh të zhgënjehej nga fitorja vetëm 1-0 e skuadrës së Joakim Lëvit, që nuk na vjen aspak në ndihmë.

Shpresat më të mëdha ishin te ndeshja e darkës, ku na interesonte një barazim ose një fitore vetëm një gol e Turqisë kundër republikës Çeke. Turqia mendoi më shumë për vete, jo vetëm që nuk na ndihmoi, por madje na dha një “shkelm” drejt portës së pasme, asaj të largimit nga Euro 2016.

Dhe tani situata nuk është aspak optimiste bë radhët e futbollistëve kuqezinj, shanset tani janë i minimizuar ndjeshëm dhe kjo i ka zhytur në pesimizëm. Dhe kur mendon se nesër në mëngjes mbërrijnë në hotel edhe uniformat e reja për ndeshjen e radhës, …gjithnjë me idenë për t’u përdorur në rastin e kualifikimit.

Tani duket shumë e vështirë, gjithsesi matematika na lejon akoma të shpresojmë. Ja cilat janë kombinimet e mundshme të rezultateve të ndeshjeve të ditës së sotme (e mërkurë), të cilat do të na kualifikonin për në turin tjetër të Euro 2016