Nga: Victoria Friedman/ Breitbart News

Emmanuel Macron po konsideron një referendum për të qetësuar aktivistët e Jelekeve të Verdhë që kanë protestuar në të gjithë Francën kundër reformave progresive të presidentit për 12 fundjava rresht.

Perspektiva vjen si përgjigje e thirrjeve nga ana e protestuesve populiste te Gilets Jaunes (Jelekeve te Verdhe) që të mbajnë plebishitet në ligjin Francez për ti garantuar qytetarët të kenë më shumë rol në politikën kombëtare në atë që do të ishte një revizionim i madh i demokracisë franceze.

Një burim duke folur për te përjavshmen franceze Journal du Dimanche (gazeta e së dielës) tha se “materialet zgjedhore” janë porositur me një tjetër duke thënë “shanset për një referendum të 26 majit janë shumë të larta”.

Do të ishte referendumi i parë kombëtar në 14 vjet, i fundit ka qene në 2005 kur francezët votuan kundër kushtetutës së BE-së – Brukseli e riemëroi atë ‘Traktati i Lisbonës’, i cili menjëherë u shty pa referendume të mëtejshme kombëtare.

Journal du Dimanche tha se disa nga opsionet që mund të shfaqen në fletën e votimit përfshijnë nëse qeveria duhet të arrijë një marrëveshje me sindikatat dhe Jelekët e Verdha, një riorganizim të qeverisë ose shpërndarjen e Dhomës së ulët të parlamentit.

Një burim i afërt me Presidentin Macron tha: “Kriza e Jelekeve te Verdha pothuaj na vrau. Një referendum është një moment shumë i fortë për qytetarët dhe mund të rifillojë makinerinë dhe do të na lejojë të kthehemi politikisht [aty ku ishim] për të vazhduar reformat tona “.

Megjithatë, udheheqesi republikan i krahut të djathtë dhe mbështetësi i Jelekeve te Verdhë Laurent Wauquiez paralajmëruan se Macron mund të paraqesë vetëm ‘uljen e numrit të deputetëve’ dhe ‘limitin e kohezgjatjes për deputetët’ në votime – të dyja premtimet e fushatës Macron që i paraprinë lëvizjes populiste.

“Jini të kujdesshëm që ky debat i madh të mos lindë një mi,” paralajmëroi ai dhe “se rezultati i këtij debati të madh nuk është” i kufizuar në “tema shumë të prera nga shqetësimet e popullit francez”.

Udhëheqësja e te djathtes-populiste Tubimi Kombëtar (ish Front National), Marine Le Pen, tha se referendumi i propozuar – i parashikuar për të njëjtën ditë si zgjedhjet e Parlamentit Europian – ishte një mashtrim për të larguar vemendjen e francezëve nga votimi në anketën e Brukselit,ne te cilat populistët e krahut te djathte janë të vendosur për të fituar shumicën.

Duke thënë se ajo gjithmonë ka rene dakord në parim me referendumet, Ms. Le Pen tha për BFMTV “kjo ka qënë konfeksionuar që nga fillimi”.

“Edhe përpara nisjes së debatit të madh, ai kishte vendosur pothuajse të propozonte një referendum në ditën e zgjedhjeve të Parlamentit Europian për të larguar padyshim interesin larg nga zgjedhjet evropiane, ku ai e di se pozicionet që mbron janë mjaft qarte nje pakicë në vend. ”

Mediat raportojnë se partia e Macron La République en Marche! (Republika në lëvizje) është vendosur të bashkohet me një aleancë rajonale, pro-BE në Parlamentin Evropian, por vetëm pas zgjedhjeve të 26 majit.

Luis Garicano, kandidati kryesor për partinë liberale Ciudadanos të Spanjës, i tha Financial Times, “Vendimi është marrë,kane deklaruar për ne, dhe tani pyetjet te gjitha lëvizin rreth asaj se çfarë forme do marre bashkëpunimi”.

Sindikata mund të përbëhet nga ajo që establishmenti FT e përshkruan si “demokratë socialistë të pakënaqur dhe konservatorë të moderuar”, duke përfshirë ish kryeministrin italian Matteo Renzi i cili mbikqyri uljet ilegale të qindra mijëra emigrantëve të botës së tretë gjatë krizës së emigrantëve ose anëtarët e Partise Popullore Evropiane (PPE) te cilet i kundërvihen refuzimit te kolegut, kryeministrit hungarez Viktor Orban ndaj ideologjisë progresive dhe emigracionit masiv.

Megjithëse nuk është shpallur asnjë emër për grupimin e ri, zoti Garicano, një ish-profesor në London School of Economics, dukej i vetëdijshëm se për të etiketuar veten “liberal” nuk do të punonte në favor të grupit, duke thënë: “Mendoj se fjala liberal nuk është një fjalë e madhe në Francë “.

Veritas.com.al/