Leo Varadkar është vendosur të jetë kryeministri i ardhshëm i Irlandës pas fitores që arriti partia e tij ‘Fine Gael’.

38 vjeçari Varadkar do të jetë kryeministri i parë homoseksual dhe njëkohësisht lideri më i ri deri më sot në këtë vend.

Zoti Varadkar mundi rivalin e tij, Ministër i Brendshëm, Simon Coveney, me 60% të votave që mori Fine Gael – partia më e madhe në koalicionin qeveritar.

Ai do të pasojë Enda Kenny si lideri i partisë së qendrës së djathtë.

Veritas.com.al/