Komiteti LIBE i Parlamentit Europian ka votuar për raportin e Tanja Fajon, e cila kërkonte liberalizimin e vizave “Shengen” per Kosovën, por  ka kundërshtuar procesin e mëtejshëm  të liberalizimit të vizave.

Komiteti LIBE ka kërkuar që Kosova të përmbushë kriterin për ratifikimit e demarkacionit me Malin e Zi, i cili nuk u votua në Parlamentin e Kosovës më 1 shtator, por u rrëzua.

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon ka thënë se Parlamenti Europian voton vetëm kur Kosova plotëson kushet për liberalizim.

Raporti i raportueses për liberalizim të vizave për Kosovën, Fajon, është miratuar nga Komiteti LIBE, por u kundërshtua procesi i mëtejmë i liberalizmit të vizave.

Edhe Ulrike Lunaçek ka folur për votimin në Komitetin e Parlamentit Evropian.

Ajo ka thënë se ky është një lajm i mirë dhe se tani topi është te Prishtina.

“Tani Prishtina duhet të bëjë punën e saj. Faleminderit Tanja Fajon”, ka shkruar Lunaçek në tëitter.

Kujtojmë se Komiteti sot kaloi raportin për heqjen e vizave për Kosovën mirëpo të njëjtin nuk e dërgoi në Këshillin e Ministrave. Atë do ta bëjë në momentin që Kosova ratifikon demarkacionin me Malin e Zi.