Mauro Indelicato/ 18 janar 2020

Konferenca do të jetë në Berlin, organizimi për këtë arsye do të kryesohet nga Gjermania dhe, rrjedhimisht, do të ketë të bëjë me përpjekjen e Evropës për të hyrë përsëri në dosjen libiane. Por protagonistët e vërtetë do të jenë prape jashtë sferës së kontinentit të vjetër: Turqia dhe Rusia janë në të vërtetë të gatshme të diktojnë linja dhe plane për të ardhmen e vendit të Afrikës së Veriut.

Forcat e dërguara nga Ankaraja për të mbështetur Al Sarraj

Nuk është rastësi që, në prag të konferencës së Berlinit, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, mprehi thikat më shumë. Të enjten, kreu i shtetit foli në Ankara për planet e tij ushtarake në Libi, me qëllim ndihmën e Kryeministrit të Tripolit, Fayez Al Sarraj: “Ne po dërgojmë trupat tona për të mbështetur paqen”, tha Erdogan. Vendosja turke është bërë operacionale që kur parlamenti i Ankarasë miratoi misionin në Libi në 2 janar. Kjo e fundit lindi nga kërkesa zyrtare për ndihmë e qeverise Al Sarraj për Turqine, nga ana e saj bija e memorandumit të nënshkruar midis vetë kryeministrit libian dhe presidentit turk në 27 nëntor. Një marrëveshje, kjo e fundit, e cila vendosi një bashkëpunim të ngushtë midis dy vendeve edhe në sferën ekonomike.

Dhe interesi i vërtetë i Erdoganit është pikërisht ky:të shkoje te futet në det përpara Libisë, së pasur me gaz dhe naftë. Një mënyrë për t’i dhënë Ankarasë një rol edhe më strategjik në Mesdheun lindor dhe më gjerë. Tashmë në ditët e fundit, Erdogan, gjithnjë duke iu referuar vendit të Afrikës së Veriut, kishte folur për “mbrojtje të vëllezërve libianë” dhe interesave kombëtarë dhe historike turke të rrënjosura në këtë pjesë të Mesdheut që nga vitet e sundimit otoman. Prandaj, Turqia po vazhdon me shpejtësi të plotë drejt zbatimit përfundimtar të planeve të saj ushtarake në Libi. Dhe pak i intereson liderëve te Ankarasë nëse disa vende, siç është Greqia, kanë kërcënuar veton dhe ndonjë tjetër që mund të ndikojë vetë në konferencën e Berlinit nëse misioni ushtarak turk nuk ndërpritet.

Por nga vendi i Anadollit nuk po vijnë vetëm ushtarë te thjeshtë. Në të vërtetë, shumica e përforcimeve të dërguara nga Erdogan janë “peshkuar”, siç u tha tashmë ditët e fundit, nga militantët sirianë të angazhuar në luftë në provincën e Idlib. Rreth 2000, sipas The Guardian, duhet të vinin nga rripi i fundit i territorit Sirian ende jashtë kontrollit të Presidentit Asad. Behet fjale thonë burime diplomatike kryesisht per milicianë turkomanë të cilëve u ishte premtuar edhe nënshtetësia turke pasi te përfundonte konflikti. Por jo vetëm kaq: në Libi po vijnë shumë sigla që,duke filluar nga viti 2012, janë mbështetur nga Ankaraja pavarësisht se kanë pozicione të dukshme ideologjike të ngjashme me islamizmin dhe strategjitë xhihadiste. Një element ky i fundit që ka ngritur jo pak preokupime për krerët Evropianë. Ushtarët e rregullt të dërguar nga Ankaraja do të ishin vetëm 35 vjeç dhe do të kishin si detyrë të mbështesin forcat pro Al-Sarraj. Përveç kësaj, siç mësohet nga burime libiane, nga Turqia do të kishin mbërritur 350 anëtarë të forcave speciale. Një prani, ajo turke dhe pro-turke, me një peshë të caktuar dhe të cilën eshte pothuajse e pamundur të mos e  llogarisësh.

Pakënaqësitë e Rusisë për një mision të mundshëm të OKB

Nga Moska, ku ne ditët e kaluara u mbajt një takim dy-ditor delikat takimesh për të arritur në përcaktimin e të paktën një armëpushimi, ndërkohë, janë shfaqur jo pak medyshje në lidhje me një mision të mundshëm evropian në Libi. Rusia,e cila në kete fushë mund të mbështetet mbi kontraktorët e Wagner te vendosur në mbështetje të Haftar, është gjithnjë e më shumë protagoniste ne dosierin libian dhe po përpiqet të përcaktojë rolin e saj si ndërmjetës kryesor. Putin ka biseduar vazhdimisht ditët e fundit me Angela Merkel,me siguri që presidenti rus,si dhe ai turk, do të jenë në Berlin në konferencë. Por, siç u tha më parë,Kremlini do të kishte shumë dyshime mbi suksesin efektiv të një misioni të mundshëm evropian në Libi.

Siç është shkruar në La Stampa, burime diplomatike ruse do të kishin paralajmëruar aktorët evropianë kundër kryerjes së një operacioni në vendin e Afrikës së Veriut nën kujdesin e OKB. Arsyeja qëndronte në rreziqet tepër të larta të misionit, megjithatë brenda një skenari që është larg se qeni i qartë: “Libia nuk është Libani”, ka shkruar Francesco Semprini gjithnjë në La Stampa, duke iu referuar faktit se si nga Roma, nxitës kryesor i misionit,edhe nga Brukseli po shfaqet tendenca për të kryer një mision në Libi në stilin e asaj të promovuar në vitin 2006 në vendin e qitrove.

Prandaj, në dritën e cka eshte shkruar më sipër, mund të shihet se si Rusia edhe Turqia janë aktualisht vendet e vetme që mund të shprehin konsideratat më të rëndësishme për dosierin Libian për momentin. Dhe se si, mbi të gjitha, ata kanë në xhep të paktën një strategji ne gjendje që mund të ndryshojë fatin e Libisë. Evropa, nga ana e saj, pavarësisht përpjekjeve të fundit, po vazhdon në kete moment të lëvizë me nje lloj preokupimi.

VERITAS.COM.AL/