Kryeministri Edi Rama ka thënë se sot tashmë janë realitet librat falas për shkak se me vendimin e ri të gjithë nxënësit nga klasa e l- Vll do të përfitojnë nga zgjerimi i skemës përfshirë dhe kategoritë e veçanta deri në klasën e Xll.

“LIBRAT FALAS ishin një stërpremtim i qeverive më parë, sot janë një realitet dhe jo vetëm kaq, po në vend të xhunglës së korrupsionit me titujt e me duzinat e “alternativave”, të sajuara për lekë e me arrna kopjimesh të këqija, sot nxënësit marrin FALAS libra të Oxford, Cambridge dhe Pearson, burimet më cilësore të dijes në Europë📚😍”, shkruan Rama.