Liderët e shtatë vendeve të jugut të Bashkimit Europian takohen sot, e Shtunë, në Lisbonë për të farkëtuar një qëndrim të përbashkët në lidhje me daljen kanosëse në BE sipas modelit të Brexit. Gjithashtu ata kanë në agjendë përgjigjen për administratën proteksioniste të Presidentit Trump.

Shumica e tyre i përkasin grupimit të qendrës së majtë. Ata janë mbledhur që të ripërtërijnë shtytjen e tyre në veprimin për rritjen e anëtarësimeve në Bashkimin Europian dhe për masat ndaj emigracionit.

Përballë rritjes së “proteksionizmit dhe populizmit”, Bashkimi Europian kërkon reformë të menjëhershme të “tejkalimit ekonomik, social dhe krizës së trashëguar politike e cila e ka dobësuar atë”- tha kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, gjatë samitit që kishte organizuar të Martën.

Presidenti Francez Francois Hollande dhe kryeministri Italian, Paolo Gentilonijanë planifikuar të marrin pjesë në bisedime që do të zhvillohen rreth orës 11.00 am. Gjithashtu do të jenë edhe lider nga Spanja, Greqia, Qipro dhe Malta..

Pas samitit do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët pas takimit që pritet të fokusohet në rritje të shpejtë dhe investime në Europë.

/Veritas.com.al/