Liderët e grupit konservator fetar Evangjelist, që pasivisht qëndrojnë në mbështetje të Donald Trump, dje e Shtunë, një ditë pas komenteve për skandalin seksual të Trump, u shfaqen në mediat online dhe shprehën shqetësimin e tyre se kandidati Republikan për President mund të brengosë votuesit evangjelistë për Ditën e Zgjedhjeve.

Shumica e liderëve evangjelistë nuk e dënuan Trump, por në vend të kësaj u shprehën vendosmërisht që të ndalojnë Hillary Clinton nga presidenca, riformatimin e Gjykatës supreme dhe zbatimin e një politike liberale.

Goditja e fundit në fushatën e Trump erdhi pas një video të vitit 2005, kur ishte një Reality TV star, teksa fliste në një mikrofon të hapur rreth prekjes me duar dhe joshjes së një gruaje të martuar.

Gary Bauer, kryetar i fushatës për Punët e Familjes tha se “gjuha shumë e papërshtatshme” e Trump nuk e ndryshon përballjen në zgjedhje me 8 nëntor, dhe se “ unë vazhdoj të mbështes dyshen Trump- Pence”.

“Hillary Clinton është e dënuar të luajë me politika që shkatërron lirinë e besimeve, që promovom abortet, që e bën vendin tonë më pak të sigurt dhe i lë kufijtë tanë të pambrojtur”, tha Bauer.

Evengjelistët e bardhë përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë në SHBA, sipas Institutit të Kërkimeve Publike të Besimeve, dhe prezantojnë bllokun kryesor që i nevojitet Trump-it të fitojë Presidencën.