Mbretëria e Bashkuar duhet të presë për prova para se të marrë masa të mëtejshme kundër Rusisë—tha lideri i laburistëve, Corbyn.

 

Jeremy Corbyn ka thënë se do të vazhdojë të punojë me Vladimir Putin, edhe pse diplomatët Rus janë dëbuar nga Britania për shkak të helmimit mbi ish spiunin e dyfishtë dhe vajzës së tij, në Britani.

Duke folur në momentin kur ministrat e qeverisë Britanike po konsiderojnë nëse duhet të ndërmarrin sanksione të tjera kundër Rusisë mbi sulmin mbi Sergei dhe Yulia Skripal në Salisbury, lideri i Laburistëve ka sugjeruar se ata duhet të presin për prova të reja para se të paraqesin masa të tjera.

Dhe në një intervistë për BBC që u transmetua të Martën pasdite,  Corbyn ndaloi vetëm për një dekik në fajësimin e Kremlinit mbi sulmin.

“Ajo çfarë them unë është se mjetet e sulmit ishin prodhuar nga Rusia, kjo është e qartë.”, tha ai për ‘Radio 4’s Ëorld at One’. “Unë mendoj se Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë për këtë, por nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare absolute për pyetjen: Nga erdhi agjenti nervin?”, tha Corbyn.

Corbyn shtoi: “Gjithë pikat që përziejnë Rusinë janë këtu; dhe se prodhimi është Rus origjinal”.

Por ai vazhdoi të thotë se ‘megjithatë, do të vazhdojë të punojë me Putin’.

Veritas.com.al/