Lideri liberal demokrat Britanik, Vince Cable ka bërë trhirrje që të anulohet vizita zyrtare e presidentit Donald Trump. Thirrja e dytë e tij është që në Mbretërinë e Bashkuar të mbahet referendumi i dytë mbi anëtarësinë në Bashkimin Europian- sipas Breitbart News.

Në konferencën e Partisë në Bournemouth të martën, zoti Cable kërkoi që presidentit Trump, i cili është aleat i fortë i UK në mbështetje të Brexit, dhe që ka premtuar një treg unilateral “shumë të madh…, shumë të fuqishëm”, t’i anulohet vizita zyrtare në Britani.

“Është nëpërkembje që ky njeri të jetë ftuar për një vizitë zyrtare këtu… Jo qilim të kuq për President Trump. Vizita duhet anuluar’- bëri thirrje Cable.

Veritas.com.al/