Pas largimit nga detyra të Drejtorit të përgjithshëm të Postave të Shqipërisë dhe drejtores së postave në Berat, një tjetër funksionare shtetërore me origjinë politike nga LSI, është pushuar nga puna sot me akuzën “për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore”.

Kësaj radhe bëhet fjalë për drejtoreshën e Shëndetit Publik në Pukë, Sajmira Laçi.

Ajo është pezulluar për shkak se është angazhuar në fushatë elektorale dhe Task Force e ngritur nga qeveria me qëllim që të filtrojë punonjësit e administratës që bëjnë propagandë politike në zgjedhje, ka perceptuar një provë të tillë ndaj funksionares.

Menjëherë është bërë zëvendësismi: Në vend të Sajmir Laçit, në këtë detyrë është komanduar Qazim Arifaj.

Sajmira Laçi është gjithashtu kryetare e LSI për Pukën dhe kandidate për deputete me këtë forcë politike.

/Veritas.com.al/