Mediat online kanë marrë informacionin se ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ka rinisur takimet me palët parlamentare  për gjetjen e konsensusit për reformën në drejtësi.

 

Ai ka zhvilluar një takim me kreun e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

 

Takimi u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit dhe nuk ka deklarata për mediat.

 

Ambasadori i SHBA ndodhet në përpjekje maratonë për të miratuar sa më shpejt në Kuvend Reformën në Drejtësi. Një ditë më parë, Lu, zbuloi se votimi i reformës në drejtësi do të bëhet në 21 korrik duke bere kritika ndaj PD-se për mungese te besnikërisë  ne negociata.