Portali ‘Lolita’ para dy ditësh ka publikuar një ‘foto’ dhe një lajm sikur Besnik Mjustafaj, ish ministër e tani kritik i Bashës dhe Astrit Patozi- deputet i PD, janë kapur duke luajtur bixhoz.

Mustafaj i shkruan një letër ‘Lolitës’ që me sa duket është dorë e administratës së PD të Bashës. Fillimisht zoti Mustafaj hedh poshtë vërtetësinë e fotos.

Pastaj shpjegon rreth asaj që hotë “Lolita’

Duke u nisur nga kjo foto, “Lolita” shkruan se  Patozi dhe Mustafaj (që në fakt nuk është personi tjetër në foto), janë bixhozxhinj, që tani duan të marrin PD-në.

Sot Besnik Mustafaj ka reaguar  duke replikua duke i dërguar një letër “Lolitës”.

Reagimi i ish-ministrit Besnik Mustafaj:

“E dashur Lolita, për hir te simpatisë qe kam për ty, po ta sqaroj se burri, te cilit i ke vene emrin tim, nuk jam unë. Unë kam shkuar ne kazino me shume se një here. Por kurrë me Astrit Patozin.

Nuk kam patur rast. Madje as nuk e di nëse atij i pëlqen ky argëtim. Kam qene me te tjerë miq politikane, madje edhe te niveleve te larta, shqiptare dhe te huaj, si dhe me shkrimtare dhe artiste po ashtu shqiptare dhe te huaj.

Pra, me siguri qe do te shkoj përsëri kur te kem rast. Një nga shkrimtaret dhe filozofet e mi me te dashur, Albert Camus, fitues i çmimit Nobel, thotë për veten e tij se ka shume vese, por nuk është rob i asnjërit.

Unë jam i tille. Por nuk kam bere kurrë ne jetën time diçka për t’u ndjere me pas i turpëruar. Ky sqarim ka vlere për ty, e dashur Lolita, qe je manipuluar kësaj here, por u drejtohet edhe te gjithë dashamireve dhe dashakëqijve te mi. Secili prej tyre le ta lexoje sipas mënyrës se vet.

Veritas.com.al/