Europa ka paralajmëruar presidentin Donald Trump që të presë goditje hakmarrjeje kundër ikonave amerikane Harley-Davidson,  Levi’s jeans dhe uiski Kentucky, në qoftë se do të vazhdojë me luftën e tregjeve me taksat ndëshkuese mbi çelikun e huaj.

Presidenti i komisionit evropian, Jean-Claude Juncker, paralajmëroi se do të ketë pasoja për Shtetet e Bashkuara në qoftë se kërcënimet e Trump për tarifat 25% mbi importin e çelikut dhe të aluminit do të kenë efekt.

“Në qoftëse Amerikanët imponojnë tarifa mbi çelikun dhe aluminin, atëherë ne duhet ta trajtojmë produktin Amerikan në të njëjtën mënyrë”, tha Juncker për një stacion televiziv Gjerman.

“Ne do të vemi tarifa mbi Harley-Davidson, mbu uiskin dhe mbi blue jeans – Levi’s,” hshtoi ai.

Veritas.com.al/